VIDEO// “Thirri mendjes”/ Rike debaton me Erjolën: Mos ma ….

VIDEO// “Thirri mendjes”/ Rike debaton me Erjolën: Mos ma ….

Rike Roçi dhe Erjola Doçi kanë krijuar një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Por mbrëmjen e djeshme ato kanë patur një debat me njëra-tjetrën, ku nuk ka munguar edhe ngritja e zërit.

Teksa Erjola po bisedonte me Riken, kjo e fundit i është shmangur bisedës duke mos e lënë atë që të çojë mendimin deri në fund.

E pikërisht kjo gjë e ka acaruar keq moderatoren e njohur, e cila ka shpërthyer keq ndaj modeles duke i thënë që ajo po ja devijon bisedën.

“Mos ma ngre zërin se s’ta kam frikën, ta dish”– iu drejtua Rike, ndërsa Erjola iu përgjigj: “Ta ngre kur bëhet fjalë për gojën time. Rike thirri mendjes”.

Pjesë nga debati:

Rike: Ti je shumë furba

Erjola: Unë s’jam fare furba, ti them sy më sy. Ti e lëviz kokën shpirti im kur thua gjëra

Rike: Mos ma ngre zërin Erjola

Erjola: Ta ngre kur je në bisedë me mua dhe ma devijon bisedën

Rike: Mos ma ngre zërin se s’ta kam frikën, ta dish

Erjola: Ta ngre kur bëhet fjalë për gojën time. Rike thirri mendjes

Rike: Se ngre zërin s’do të thotë se ke të drejtë. E mbro Julin, merre edhe ti tapetin me ju falë

BBVIP Lajme