Pas afrimitetit të Meritonit me Riken, reagon Ilnisa

Pas afrimitetit të Meritonit me Riken, reagon Ilnisa

Pavarësisht se është një ndër të eleminuarat nga formanti i BBV3, Ilnisa Agolli vijon të shkaktojë zhurmë në media.

Moderatorja e njohur ka reaguar përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, duke komentuar një deklaratë të Roza Latit ditën e djeshme.

Roza dhe Erjola janë shprehur të sigurta se Ilnisa në një lloj mënyre do kthehet në shtëpinë e “BBV3”. Erjola shprehet se ka parë në ëndërr mbrëmë se Ilnisa do të rikthehtet në shtëpinë e “BBV3” e ndërsa Roza analizon .

Roza: Analiza është kjo, Meritoni ka për ti shkuar letrën e dashurisë Rikes, Ilnisa nga jashtë do xhelozojë aq shumë sa do kërkojë takim menjëherë me Meritonin dhe kështu do dali ëndrra jote…

Lidhur me këtë analizë të Rozës, teksa ka shpërndarë videon në Instastory, Ilnisa ka shkruar:

“Xhelozia e vetme që mund të kem është vetëm për ëndrrat tuaja, me një emër të vetëm në mendje”

Ndërkohë mbrëmjen e sotme një prej 9 banorëve të eleminuar do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

BBVIP Lajme