VIDEO// Egla nuk kursehet as me Julin, debat i fortë mes dy aktorëve

Rikthimi i Egla Cenos në shtëpinë e “Big Brother VIP3” duket se ka rikthyer “fuqishëm” edhe debatet. Teksa ndodhej në oborr me banorët e tjerë, aktorja debaton me Julian Dedën, ku i kërkon të mos e provokojë.

Egla shton se nëse Juli vazhdon t’a provokojë, do të fillojë ta thërrasë në emrin “tari”, që sipas saj është shkurtimi i emrit, kryetar, pozicion të cilin, thotë ajo, Juli e ka dashur gjithmonë e madje ja ka kërkuar edhe opinionistes, Ori Nebijajt.

Juli tha se nëse do të fillojnë t’i drejtohen njëri-tjetrit me epitete as ai nuk do të kursehet, ndërsa shtoi se nuk ka dashur të jetë kryetar. Egla nga ana tjetër këmbëngul ndërsa ka ironizuar se do të jetë ajo e para që do t’i japë votën.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *