“Si një ish-e dashur e tij…”/ Vesa flet për raportin me Romeon

“Si një ish-e dashur e tij…”/ Vesa flet për raportin me Romeon

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Vesa Smolica, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”. Ajo foli për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Gjatë bisedës me moderatoren e programit, Erjona Rusi, Vesa sqaroi edhe raportin e saj me Romeo Veshajn. Këngëtarja zbuloi se dronin ku shkruante “VeRo”, e ka dërguar ajo.

Pjesë nga biseda:

Është folur për raportin tënd me Romeon, para dasmës i ke dërguar atij një dron. Nga HeRo ishte VeRo…

E kam dërguar unë për shokun tim që më ka qëndruar afër nga fillimet. Kemi krijuar edhe këngë së bashku. Muzika na ka bashkuar. E kemi pasur atë afrimitetin, jo ashtu siç e mendojnë të tjerët, e dërgova si shok, për shoqëri dhe që e mbështes deri në finale për të shkuar. Ky është mesazhi i vetëm.

Mendon se u bë xheloze Heidi për ju të dy?

Po, por nuk kam dashur të prek Heidin, as që dua të flas për të, sepse më nominoi. Nuk kam dashur të lidh dronin me të. Si një ish-e dashur atëherë e Romeos ka mundur të xhelozojnë. Kanë diskutuar brenda shtëpisë.

Vesa tregoi gjithashtu se është shumë e lumtur për çiftin, dhe se kur të bëjnë dasmën e vërtetë jashtë “do i këndojë te dasma e tyre”.

BBVIP Lajme