“Kollën, teshtimën dhe dashurinë…”/ Fjalët e para të Ilnisës pas daljes nga BBV3

“Kollën, teshtimën dhe dashurinë…”/ Fjalët e para të Ilnisës pas daljes nga BBV3

Ilnisa Agolli ka lënë mbrëmë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Së bashku me Egla Cenon dhe Meriton Mjekiqin ata ishin në një nominim të fortë, ku publiku vendosi që ajo të largohej.

Të shtunën e kaluar, Egla u skualifikua nga loja, pasi i hodhi alkool në fytyrë Meritonit. Ndërsa me një tjetër zarf të zi, Ilnisa dhe Meritoni u skualifikuan të martën e kaluar, për përndjekje ndaj Eglës.

Të tre banorët u izoluan në dhomën e bardhë dhe me televotim, publiku vendosi rikthimin e dy prej tyre.

Dalja e Ilnisës ka tronditur jashtë mase Meritonin, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët.

Ndërsa Ilnisa, pas daljes nga shtëpia është shprehur “e fitova Big Brother-in, sepse fitova dashurinë”.

Në një reflektim për lojën e saj, moderatoja kërkoi ndjesë dhe tregoi pengjet e saj për lojën në “Big Brother VIP”.

“I kërkoj ndjesë publikut për ndonjë keqkuptim. Aty je nën presion. Duket si klishe, por fitova gjënë më të bukur në botë, dashurinë. Kam pengjet e mia, mënyrën si u përfshiva më shumë se duhet. Por, jam natyrë emocionale. Unë vërtet humba, por fitova mjaftueshëm”.

Me në batutë, Ilnisa iu përgjigj edhe dyshimeve që raportin e saj me Meritonin: “Kollën, dashurinë dhe teshtimën nuk i mban dot. Nuk mbahet dot dashuria”.

BBVIP Lajme