“Ngeli si debil” / Fjalët e Heidit ndaj Romeos fusin sërish në krizë çiftin?

“Ngeli si debil” / Fjalët e Heidit ndaj Romeos fusin sërish në krizë çiftin?

Romeos duket se i ka mbetur hatri me fjalën “debil” që Heidi përdori ndaj tij gjatë misionit që kishte kur hiqej si motër e vëlla me Lidin.

Romeos i vjen inat se nuk kuptoi asgjë dhe ngeli si debil, kishte thënë Heidi, gjë që u transmetua në prime-in e së shtunës.

Dje pasdite, Heidi i kërkoi falje Romeos duke i shpjeguar se nuk e kishte në atë kontekst. Megjithatë Romeo dukej paksa i mërzitur.

Heidi: Nuk është për të të ofenduar, unë kam qenë e para që kam thënë që ke dalë super mirë.

Romeo: Dhe futesh aty brenda dhomës së rrëfimit dhe thua, Romeos i vjen inat se ka dalë si debil

Heidi: Po pra se nuk e ka kuptuar situatën, është si stupido

Romeo: Po pra, pikërisht

Heidi: Po nuk ishte aq rëndë nga ana ime, e di që debil është e rëndë, po nuk e kam thënë në atë konotacion, e kam thënë tipo stupido, se në italisht është ndryshe, nuk po justifikohem

Romeo: Po ma përdorin 100 veta tjerë tani prandaj

Heidi: Më fal

Romeo: Po, e kuptoj, të fal

BBVIP Lajme