Meritoni përlotet pas fjalëve të ashpra të Romeos: Hë u preke, mirë të të bëhet … (VIDEO)

Meritoni përlotet pas fjalëve të ashpra të Romeos: Hë u preke, mirë të të bëhet … (VIDEO)

Debati mes Romeos dhe Meritonit ka vazhduar sërish sapo Meritoni u kthye nga dhoma e bardhë.

Pasditen e djeshme dy ish-shokët patën një debat të fortë në oborr, me Romeon që i thoshte Meritonit se ishte ai që e kishte larguar vetë Ilnisën jashtë loje.

Romeo: Ti ja preve ëndrrat tjetrës, ja preve, ajo ishte super lojtare, mos bëj sikur u preke se ti e doje jashtë atë, ti e doje jashtë, që të vazhdoje vetë, kjo është e vërteta plak, të pëlqen? Apo s`të pëlqen? Ore fol. Do të prekësh akoma?

Ndërkohë Meritoni vetëm e vështronte në sy pa folur, deri kur një moment u prek dhe vuri syzet që të mos i dalloheshin lotët.

Po ashtu edhe Liami përpiqej të sheshonte situatën duke i thënë Romeos: Ik lëre mos i fol

Por Romeo nuk ndalej: Opa, u preke plak? U preke zemra ime? Shumë mirë, që të mësohesh që kur njerëzit thonë stop mos prek, të kuptosh. Kur të them mos prek, mos prek.

Meritoni nga ana e tij i bënte me shenjë me duar që të largohej.

BBVIP Lajme